Nga sezoni tjetër, pesë skuadra spanjolle në Ligë të Kampionëve

Sporti

Nga sezoni tjetër, pesë skuadra spanjolle në Ligë të Kampionëve

Më: 28 maj 2015 Në ora: 07:26

Pasi Sevilla arriti të shpallej kampione Europa Ligës për të dytin vit radhazi, atëherë që nga viti tjetër, plotë pesë skuadra spanjolle do të shkojnë në Ligë të Kampionëve.

La Liga padyshim që është njëri nga kampionatet më të fortë në botë. Skuadra spanjolle janë të njohura dhe tregojnë kualitete të mëdha në garat europiane.

Pasi Sevilla arriti ta fitojë dy herë radhazi Europa Ligën, teksa në sezonin e fundit në Ligën e Kampionëve ishte një finale spanjolle, dhe këtë vit Barcelona është në finale të Ligës së Kampionëve, atëherë që nga viti tjetër, në Ligën e Kampionëve do të jenë plotë pesë skuadra spanjolle.

Përndryshe, Sevilla në këtë vit përfundoi në vendin e pestë të La Ligas, dhe pasi e fitoi Europa Ligën, në vitin tjetër automatikisht do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat