Finale dramatike, Sevilla triumfoi në Europa League

Sporti

Finale dramatike, Sevilla triumfoi në Europa League

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2015 Në ora: 22:42

Skuadra e Sevillës mbrojti trofeun e Europa League. Në një finale dramatike Sevilla shënoi fitore me rezultat 3:2 ndaj ekipit nga Ukraina, Dnipro. Në 45 minutat e parë ka qenë ndeshje tejet interesante e me kthesa në rezultat. Skuadra ukrainase edhe pse udhëhoqi e para, kjo nuk i dha forcë që ta ruajë epërsinë ndaj Sevillës që shpertheu me gola përmes futbollistit Carlos Bacca. Në stadiumin në Varshavë ishin mbledhur mbi 56 mijë shikues, që vërtet panë një finale magjike. Një lojë me aksione të rrjedhshme e më shumë raste shënimi, por Sevilla triumfoi.
Në minutën e 7-të, Matheus futet në 16-sh dhe për bukuri harkoi deri te Nikola Kaliniç, i cili me kokë mposhti portierin Rico dhe 1:0 për Dnipron. Skuadra spanjolle pas disa përpjekjeve ia doli ta barazoi rezultatin në minutën e 28-të. Brenda 16-shi të Dnipros pas një tollovie përfitoi Grzegorz Krychowiak, i cili nga 12-13 metra gjuajti bukur dhe shënoi për 1:1. Pas tre minutave (31') Sevilla sërish realizoi. Mbrojtja e Dnipros nuk ishin si duhet të pozicionuar, kur Reyes nga mesi i fushës e ka vërejtur për mrekulli të pambuluar Carlos Bacca, që me shpejtësi futet në 16-sh, duke kaluar edhe portierin dhe shënoi për 1:2. Në minutën e 44-të, Ruslan Rotan nga goditja e lirë rreth 22 metra gjuajti me mjeshtri, ndërsa portieri Rico nuk mundi ta ndalë dhe 2:2. Mbrojtja e Dnipros nuk ka qenë në nivel edhe në minutën e 73-të, kur harruan Baccan dhe shënoi për fitoren e madhe (3:2) pas asistimit të Vitolos. Dnipro kërkoi golin e barazimit, por ishte e pamundshme të shpërthejnë mbrojtjen e fortë të Sevillës e cila luajti më shumë siguri. Sevilla fitoi për herë të dytë radhazi trofeun e Europa League apo ishte i katërti i saj deri më tash.

Dnipro-Sevilla 2:3

Stadiumi "Nationalstadion", Varshavë.
Shikues: 56.000.
Gjyqtar: Martin Atkinson (Anglia).
Shënues: Kaliniç (7'), Rotan (44') - Krychowiak (28'), Bacca (31' e 73').
Kartonat e verdhë: Kankava, Kaliniç, Bezus, Matos - Krychowiak, Carrico.
Dnipro: Boyko, Douglas, Fedetskiy, Kankava (Skakhov 85'), Leo Matos, Cheberyachko, Fedorchuk (Bezus 68'), Rotan, Kaliniç (Seleznyov 78'), Konoplyanka dhe Matheus.
Sevilla: Rico, Tremoulinas, Carrico, Kolodziejczak, Krychowiak, Reyes (Coke 58'), Banega (Iborra 87'), Vitolo, Aleix Vidal, Mbia dhe (Gameiro 82').

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat