Drejtuesit në FIFA, pranjnë mitmarrje

Sporti

Drejtuesit në FIFA, pranjnë mitmarrje

Më: 27 maj 2015 Në ora: 19:33

Autoritetet amerikane kanë deklaruar se drejtuesit e FIFA-s, kanë pranuar mitmarrjen për të ndihmuar në sigurimin e Kupës Botërore 2010 në Afrikën e Jugut.

Prokurorja e Përgjithshëm Loretta Lynch, ka dhënë detaje të nisjes së një hetimi amerikan mbi dyshimet për korrupsion në FIFA.

Ajo ka thënë se ka dyshime për ryshfet në lidhur me zgjedhjen për president të FIFA-s në vitin 2011, por edhe në çështje të tjera.

Autoritetet zvicerane kanë njoftuar se kanë nisur procedime penale kundër individëve të dyshuar për keqmenaxhim dhe pastrim parash në ofertat për Kupën e Botës më 2018 dhe 2022.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Zvicër, po ashtu ka thënë se ka konfiskuar të dhëna dhe dokumente në sistemet kompjuterike të FIFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat