Babi, babi, babi në televizion, Prishtina-Besa!

Sporti

Babi, babi, babi në televizion, Prishtina-Besa!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2015 Në ora: 18:55

Sa interesant, sa e bukur dhe sa e lezetshme, kur fëmijë me aq dashuri shikojnë babin e tyre në televizion. Nuk përmbahen nga emocionet e mëdha, kur panë babin e tyre në televizion se sa mirë mbronte në takim me Prishtinën. Portieri Valmir Bytyqi ruajti për mrekulli portën e Besës dhe ishte ndër hisedarët e fitores me rezultat 4:2 kundër Prishtinës. Djemtë e tij, i madhi Joni dhe i vogli, Lisi, u gëzuan aq shumë që babi i tyre fitoi me ekipin e tyre ndaj Prishtinës. Dhe nuk mund të rrini as ulur kur shohin babin në TV. Në një moment afrohen të ekrani duke tentuar ta prekin babin e tyre. “Babi, babi, babi”, kështu thërrisnin fëmijët e Valmirit. Më së miri ilustron edhe fotoja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat