Gjinovci i kundërpërgjigjet Jupës

Sporti

Gjinovci i kundërpërgjigjet Jupës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2015 Në ora: 18:47

Dikujt i ka pëlqyer e dikujt jo zgjedhja e Taip Kabashit si përzgjedhës i përkohshëm i kombëtares së Kosovës, në konkurrencën e meshkujve në hendboll. Njeriu që doli haptas dhe nuk pajtohet me veprimin e fundit të bordit të FHK-së, është prof. Ismet Jupa. Ai ka adresuar disa akuza në adresë të krerëve të FHK-së, por këta të fundit mohojnë kategorikisht se kanë bërë shkelje dhe zgjedhja e Kabashit është si nevojë urgjente.

Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, e pranon se janë propozuar emra për selektor nga Këshilli Profesional, por për këto propozime do të debatohet deri në fund të muajit qershor dhe janë organet kompetente që vendosin për këto gjëra.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat