Drita fiton pikët e shpresës

Sporti

Drita fiton pikët e shpresës

Më: 27 maj 2015 Në ora: 18:05

Skuadra e Dritës nga Gjilani arkëtoi tri pikë të shpresës. Ata si vendas e mundën me rezultat 2:0 skuadrën e fundosur, Trepçën. Vendasit ishin më të mirë, luajtën me mjaft kujdes dhe fituan pikët të rëndësishme, që e mbajnë me shpresë që të ikë nga zona e barazhit. Golat i shënuan:Arlind Shaqiri (49’) e Shpëtim Kelmendi (62’). Duhet shtuar se Kelmendi shënoi supergol që kënaqi edhe ata pak shikues. Drita kaloi në vend të nëntë me 36 pikë, kurse Trepça është e fundit (e 12-ta) me 16 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat