Drenica arkëton pikë të rëndësishme

Sporti

Drenica arkëton pikë të rëndësishme

Nga: K.G. Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:58

Drenica nga Skenderaj ashtu seç pritej edhe shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Ferizajt, në ndeshjen e javës së 31-të të Raiffeisen Superligën e Kosovës. Për Drenicën janë tri pikë shumë të rëndësishme dhe që e largojnë nga zona e skuadrave që janë në pozitat që mund të mbeten në garat e play-off-it. Në minutën e 23-të, Kastriot Mehmeti, realizoi gol në minutën e 23-të, ndërsa në atë të 62-tën shtylla ia mohoi edhe golin tjetër. Fetah Ibrahimi nga 25 metra shënoi për fitoren 2:0 në minutën e 85-të. Drenica është në vend të tetë me 38 pikë, kurse Ferizaj i 11-ti me 18 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat