Dramë në Prishtinë, fitorja Besës

Sporti

Dramë në Prishtinë, fitorja Besës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:55

Prishtina nuk e kishte motivin sikurse javë më parë, pasi që ka humbur hapin në luftë për titullin e kampionit. Besa shënoi fitore me rezultat 4:2 kundër Prishtinës, në ndeshjen që u zhvillua në kryeqytet. Në një lojë të shpejt e të mirë, në kohë të vrenjtur , fitorja i takoi Besës. Në minutën e 4-të, Mentor Zhdrella harkoi, kurse Shend Kelmendi me kokë shënoi për Prishtinën. Në minutën e 20-të, Kastriot Rexha barazoi rezultatin 1:1.

Penallti për Besën në minutën e 37-të dhe Fetim Kasapi e konkretizoi me mjeshtri, 1:2. Në minutën e 45+1 barazim dhe kacafytje. Prishtina barazoi 2:2 përmes Liridon Kukajt, i cili me kokë mposhti portierin mysafir. Gjyqtari Besfort Kosumi e ka përjashtuar trajnerin e Besës, Arbnor Morina nga bankina, pas përfundimit të pjesës së parë. Besa sërish në epërsi.

Sulmuesi Fatih Karahoda doli i vetëm me portier dhe shënoi për 2:3. Mark Milicaj, një shënues i shkathët realizoi për 2:4 dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja. Besa renditet në vend të dytë me 60 pikë, kurse Prishtina është e treta me pesë pikë më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat