Istogu sa më larg barazhit

Sporti

Istogu sa më larg barazhit

Nga: K.Goca Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:55

Skuadra e Istogut ka fituar tri pikë që nuk maten as me ari dhe është gjithnjë e më larg zonës së barazhit. Istogu para shikuesve të vet mposhti me rezultat 2:0 kampionin në fuqi, Kosovën nga Vushtrria. Në një ndeshje mjaft interesante, vendasit shënuan fitore të madhe me golat e futbollistëve Besnik Krasniqi (26’) e Granit Arifajt (44’). Kryetrajneri i Istogut, Nazmi Rama, është i gëzuar për këtë triumf, ku skuadra e tij është në vend të shtatë me 39 pikë, kurse Kosova mban pozitën e pestë me 47 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat