Feronikelit i buzëqesh titulli

Sporti

Feronikelit i buzëqesh titulli

Nga: K.G. Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:52

Skuadrës së Feronikelit nga Drenasi i buzëqesh titulli i kampionit të ri të Kosovës dy javë pa përfunduar kampionati në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Feronikeli shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Hajvalisë, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Behar Maliqi është kryetrim i fitores, i cili shënoi gol në minutën e 80-të. Gol që solli gëzim të jashtëzakonshëm të futbollistët dher të tifozët e tyre që ishin në shkallët e stadiumit. Feronikeli kryeson me 66 pikë dhe ka gjashtë më shumë se Besa në vend të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat