Çfarë thotë Mourinho për Manchester Utd, Cityn e Arsenalin?

Sporti

Çfarë thotë Mourinho për Manchester Utd, Cityn e Arsenalin?

Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:26

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka bërë shou të vërtetë, duke treguar disa foto,. Ai ilustroi ‘hendekun’ mes skuadrës së tij dhe rivalëve në Angli, duk e nisur nga Manchester United. Manchester Utd: “Futbolli është një lojë me dy porta, por ekziston një skuadër që i pëlqen shumë të luajë pa top.

Ajo skuadër luan shumë mirë dhe vrapon shumë, por nuk shënon. Asnjë pikë, për pasojë. Ata i thanë komitetit të FIFA-s nëse mund të fitojnë pa shënuar, por morën përgjigje negative”. Manchester City :Pastaj, vjen një skuadër tjetër, që luan vetëm me një portë, shënon shumë gola, nga çdo pozicion, por nuk pëson kurrë gol sepse luan pa portë. Megjithatë, FIFA u tha që nuk mund të jenë kampionë, sepse luajnë vetëm me një portë”.

Arsenal : “Është një skuadër e tretë, dhe skuadra e tretë ka qejf të luajë me dy porta. Ata shënojnë dhe pësojnë, shënojnë disa gola fantastikë, por pastaj vjen ‘autobusi’ dhe ata nuk ia dalin dot më”. Chelsea: “Në fund, ekziston një skuadër që ka dëshirë të luajë sipas rregullave dhe që synon të shënojë gjithnjë një gol më shumë se kundërshtari.

Ndonjëherë fiton duke shënuar shumë gola e duke pësuar shumë gola, ndonjëherë fiton 1:0, ndonjëherë edhe parkon autobusin. Ajo është Chelsea dhe sezonin e ardhshëm kjo skuadër do të vuajë më shumë, sepse tani kundërshtarët ia dinë sekretin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat