Zvicerani eliminoi serbin

Sporti

Zvicerani eliminoi serbin

Nga: K.G. Më: 27 maj 2015 Në ora: 16:12

Tenisti zviceran, Stanislas Wawrinka, bëri lojë mjeshtërore dhe e eliminoi serbin, Dushan Lajoviq. Wawrinka shënoi fitore me rezultat 3:1 (në sete 6:3, 6:4, 5:7, 6:3) dhe kualifikohet në të 16-ën e finales së turneut prestigjioz Roland Garros. Zviceranit iu deshën dy orë e 37 minuta për të mënjanuar serbin. Wawrinka vetëm setin e tretë e humbi në tai-brek me 7:5, ndërsa në të tjerët ishte dominues, duke u kualifikuar më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat