Blatter nuk do të jap dorëheqje

Sporti

Blatter nuk do të jap dorëheqje

Më: 27 maj 2015 Në ora: 15:47

Zëdhënësi i FIFA-s, Walter de Gregorio, ka bërë të ditur se presidenti aktual i FIFA-s, Sepp Blatter, që synon mandatin e pestë më 29 maj, nuk do të jap dorëheqjen, pasi ai nuk është i përfshirë në këtë çështje, njëjtë sikurse edhe Botërori i 2018-s dhe 2022-tës që do mbahen në Rusi dhe Katar.

“Blatter nuk do të jap dorëheqje sepse nuk është i përfshirë në këtë çështje dhe rrjedhimisht nuk ka arsye pse ta bëjë këtë gjë. Ai është i qetë dhe vazhdon punën për organizimin e Kongresit. Sa i përket Botërorit të 2018-s, ai do të mbahet në Rusi, njëjtë sikurse do mbahet në Katar më 2022. Hetimet nuk kanë lidhje me këto aktivitete që i organizojmë ne”, tha Gregorio. Në orët e mëngjesit të sotëm janë arrestuar 14 zyrtarë të FIFA-s për korrupsion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat