Welbeck nuk luan në finale

Sporti

Welbeck nuk luan në finale

Më: 27 maj 2015 Në ora: 15:34

Futbollisti Danny Welbeck ka problem me gjurin dhe do të mungojë në ndeshjen finale të FA Cup. Arsene Wenger, trajner i ‘Topçinjve’ e konfirmon mungesën e tij, duke thënë: “Danny Welbeck është ende jashtë. Ai nuk është gati as për ne, por as për kombëtaren angleze”. Wenger tha se të gjithë futbollistët janë të gatshëm për ndeshjen finale e cila luhet me 30 maj. “Ky është lëndimi i vetëm që kemi pasi pjesa e tjetër e skuadrës është e gatshme. Arteta po ashtu është rikthyer në stërvitjet e plota. Debuchy dhe Chamberlain janë gati gjithashtu”, ka thënë Welbeck.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat