Rossi: Shpresoj që të jem unë fituesi

Sporti

Rossi: Shpresoj që të jem unë fituesi

Më: 27 maj 2015 Në ora: 15:20

Një nga pilotët më të mirë në botë në sportin e MotoGP-së, Valentino Rossi, synon fitore në fundjavë në garën që mbahet për Çmimin e Madh të Italisë. Ai do të kërkojë të arrijë rekordin e 10 fitoreve në Mugello. “Të vish në Mugello si lider i Kampionatit Botëror dhe në një formë shumë të mirë është diçka perfekte. Kemi qenë të shpejtë që nga fillimi i sezonit dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme. Më pëlqen shumë ky cirkuit.

Në Çmimin e Madh të Italisë kam kaluar gjithmonë një fundjavë të këndshme, por nuk duhet harruar fakti që kjo pistë i pëlqen edhe Lorenzos. Të dy do të synojmë ta renditim Yamahan përpara të gjithëve por këtë herë shpresoj që të jem unë fituesi”, tha Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat