Casillas flet për të ardhmen e tij

Sporti

Casillas flet për të ardhmen e tij

Më: 27 maj 2015 Në ora: 14:57

Portieri i Real Madridit, Iker Casillias, nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi. Emri tij lakohet prej ditësh se do të largohet nga klubi mbretëror, por ndryshe e sqaron situatën në intervistë për mediet spanjolle. Ai tha se edhe nëse vjen portieri David De Gea nuk e ka në plan të largohet.

“Do të më pëlqente ta përfundoja karrierën këtu te Reali. Është më së e sigurt që këtë verë nuk do të largohem nga klubi. Ndihem mirë këtu, e shikoj veten ende shumë të fortë dhe mbi të gjitha më pëlqejnë sfidat. E prisja pak a shumë që ky sezon do të shkonte në këtë mënyrë për ne sepse kur fiton është shumë e vështirë të fitosh sërish. Mezi po pres fillimin e sezonit të ardhshëm.

De Gea? Ai është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit spanjoll, shpresoj të bëhet pjesë e Realit. Edhe nëse ai vjen unë do të qëndroj këtu pasi klubi në më shumë se një rast më ka shprehur besimin e madh që ka tek unë”, ka thënë Casillas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat