Suarez gëzon Barcelonën

Sporti

Suarez gëzon Barcelonën

Më: 27 maj 2015 Në ora: 14:31

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka tejkaluar lëndimin dhe është paraqitur në stërvitjen e sotme të gjigantit katalan.

Luis Suarez është rikthyer në stërvitje me Barcelonën, para dy ballafaqimeve shumë të rëndësishme në finalen e Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi uruguaian mungoi në ditët e shkuara për shkak të një dëmtimi.

Por, gjiganti katalan ka publikuar një fotografi të Suarezit të buzëqeshur nga stërvitja e sotme e skuadrës.

E së bashku me të, do të buzëqeshin edhe tifozët e Barcelonës para duelit me Bilbaon më 30 maj dhe Juventusin më 6 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat