Do të bashkëpunojmë me drejtësinë amerikane

Sporti

Do të bashkëpunojmë me drejtësinë amerikane

Më: 27 maj 2015 Në ora: 13:38

Zëdhënësi i FIFA-s, Walter De Gregorio, u kujdes që të qartësonte pozicionin e institucionit më të lartë të futbollit, duke theksuar fillimisht se hetimi i autoriteteve amerikane do ta ndihmojë FIFA-n të pastrojë imazhin edhe pse vjen në një moment delikat siç janë zgjedhjet presidenciale për të cilat konfirmoi se do të mbahen rregullisht. “Të gjithë do të bashkëpunojmë me drejtësinë amerikane për ta zbardhur sa më shpejt këtë çështje. Ne jemi të interesuar që të pastrohet imazhi i institucionit nga të gjitha këto akuza.

Unë nuk mund të jap emra apo numrin e të arrestuarve gjatë aksionit sepse ngjarja është në hetim. Mund të konfirmoj se Kongresi do të zhvillohet normalisht sepse hetimet nuk kanë asnjë lidhje me punimet që do të mbahen për zgjedhjen e presidentit të ri të FIFA-s”, ka thënë De Gregorio.
a

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat