Ngadhënjyen Bolt e Powell

Sporti

Ngadhënjyen Bolt e Powell

Më: 27 maj 2015 Në ora: 13:20

Atletik Usain Bolt dhe Asafa Powell triumfojnë në mitingun e Ostravës respektivisht në garat e 200 dhe 100 metrave. Në ngjarjen e përvitshëm që zhvillohet në Çeki rekordmeni Botëror në garat e sprintit 100 dhe 200 metra tregoi një formë të mirë edhe pse është ende larg gjendjes së tij optimale.

Bolt i cili mori pjesë vetëm në garën e 200 metrave e përshkoi pistën me kohën 20 sekonda e 13 të qindtat duke lënë pas atletin amerikan Isiah Young dhe grekun Tsakonas. Sprinteri xhamajkan përmirësoi në këtë mënyrë kohën e tij më të mirë gjatë këtij viti në garën e 200 metrave prej 20 sekondash e 20 të qindat të vendosur në muajin Prill në Xhamajkë, por Bolt ka ende punë për të bërë nëse dëshiron ti afrohet sadopak rekordit të tij Botëror në këtë disiplinë prej 19 sekondash e 19 të qindta.

Ndërkohë në garën e 100 metrave në mungesë të Bolt ishte Asafa Powell ai që ngriti lart flamurin e Xhamajkës. Ky i fundit e ndali kronometrin me kohën 10 sekonda e 4 të qindat duke lënë pas amrikanin Young dhe britanikun Richard Kilty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat