Hetime të dyfishta për korrupsion në FIFA

Sporti

Hetime të dyfishta për korrupsion në FIFA

Më: 27 maj 2015 Në ora: 12:01

Gjashtë zyrtarë të Federatës Botërore të Futbollit – FIFA janë arrestuar në Cyrih të Zvicrës nën akuzat për korrupsion dhe përballen me ekstradim në Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët zviceranë kanë nisur edhe procedime penale kundër individëve të dyshuar për keqmenaxhim dhe pastrim të parave në ofertat për Kupën e Botës më 2018 dhe 2022.

Zëdhënësi i FIFA-s, Walter de Gregorio, ka thënë në një konferencë për media se sekretari i përgjithshëm i Federatës, Jerome Valcke, dhe presidenti Sepp Blatter nuk janë të përfshirë në hetimet e Zvicrës për korrupsion.

Anëtarët e FIFA-s janë duke u mbledhur në Cyrih për takimin e tyre vjetor, që do të zhvillohet të premten, kur edhe mbahen zgjedhjet për kryetarin e Federatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat