Rekordi i shqiptarit në Bundesliga II

Sporti

Rekordi i shqiptarit në Bundesliga II

Më: 27 maj 2015 Në ora: 11:43

Është faqja e njohur gjermane Transfermarkt.de ajo që e ka bërë publike lajmin.

Sulmuesi shqiptar i FSV Frankfurt-it, Edmond Kapllani, kryeson listën e futbollistëve të huaj, të cilët kanë shënuar më shumë gola në Bundesliga II. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi gjatë fitores 3:2 të FSV Frankfurt-it ndaj Fortuna, golat e tij me numër 69 dhe 70 në 195 ndeshje në Bundesliga II. Ai kaloi Mohamadou Idrissou me 68 gola. Gjatë 195 ndeshjeve,Kapllani ka dhënë edhe 16 asistime.

Kapllani shënoi këtë sezon 11 gola në kampionat, duke qenë shënuesi më i mirë i FSV Frankfurt-it, ndërkohë që ka qenë dy herë në formacion ideal të Bundesliga II: në javën e 23-të dhe 34-t.

Golashënuesi i dytë më i mirë shqiptar në Gjermani, kjo vetëm për Bundesliga II është Altin Rrakli me 42 gola (14 asistime) të realizuar në 171 ndeshje, i cili renditet i 12-të në klasifikimin e përgjithshëm të të gjithë huajve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat