Pas 8 viteve në finalen e madhe të NBA-së

Sporti

Pas 8 viteve në finalen e madhe të NBA-së

Nga: K.Goca Më: 27 maj 2015 Në ora: 10:39

Ekipi i Cleveland ka pasur një seri fantastike në finalen e Konferencës së Lindjes, e cila për katër ndeshje ka po aq fitore dhe kualifikohet në finalen e madhe të Ligës NBA. Cleveland Cavaliers para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 118:88 kundër Atlantas dhe marshojnë në finale.

Pas tetë viteve shijojnë finale e madhe dhe tani mëtojnë trofeun më të çmueshëm. Basketbollistin Lebron James ishte njeriu vendimtar për këtë sukses të madh të kësaj skuadre e cila ishte e mirë se Atlanta. James bëri lojë shumë të mirë dhe ishte krah i fuqishëm i kësaj fitore. Ai realizoi 23 pikë, pati 9 kërcime dhe 7 asistime. Te Atlanta as dyshja Jeff Teague e Paul Millsap, nuk bënë punë, ku realizuan 17 pikë përkatësisht 16 sosh. Ndeshja u shikua nga 20.562 shikues, ku panë lojë fenomenale sidomos të skuadrës Cleveland, e cila është kampion i Lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat