Napoli kërkon 60 milionë për Higuain

Sporti

Napoli kërkon 60 milionë për Higuain

Më: 27 maj 2015 Në ora: 09:10

Napoli ka bërë të qarta synimet, duke vendosur një çmim prej 42 milionë funte (60 milionë euro) për Gonzalo Higuain.

Argjentinasi raportohet se është cak i disa klubeve të Ligës Premier, si Arsenal, Chelsea dhe Manchester United, por Napoli nuk është i gatshëm ta lejojë atë të largohet me çmim të lirë.

Tuttomercatoweb raporton se çdo klub i interesuar do të duhet të paguajë shumën e përmendur për të siguruar nënshkrimin e 27-vjeçarit.

Ish-ylli i Real Madridit, Higuain, ka shënuar 16 gola në Serie A këtë sezon, nën drejtimin e Rafael Benitez, i cili pritet të largohet nga Stadio San Paolo gjatë verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat