Benitez shumë pranë kalimit te Reali

Sporti

Benitez shumë pranë kalimit te Reali

Më: 27 maj 2015 Në ora: 07:51

Rafael Benitez duket se do të jetë trajneri i ri i Real Madridit, pasi një gjë e tillë është shumë afër edhe të zyrtarizohet.

Skuadra e Napolit ka përgatitur sot një konferencë për shtyp me Benitezin, i cili pritet të jap dorëheqje nga posti i trajnerit të skuadrës italiane.

Dhe, sipas të gjitha gjasave, në fundin e kësaj jave apo në ditët e para të javës së ardhshme, Benitez pritet të emërohet trajner i ri i Realit.

Benitez do të zërë vendin e Ancelottit i cili u shkarkua nga Perez, pasi nuk arriti që të fitojë asnjë trofe me Realin në këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat