Galliani takohet përsëri me Ancelottin

Sporti

Galliani takohet përsëri me Ancelottin

Më: 27 maj 2015 Në ora: 07:00

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka darkuar përsëri sonte me ish-trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelottin, dhe agjentin Ernesto Bronzetti.

Ata u takuan gjithashtu dje në Hotel Wellington në Madrid, vetëm disa orë pasi u shkarkua Ancelotti, ndërsa sonte kishin vendosur që të takohen larg syrit të gazetarëve, në shtëpinë e Ancelottit.

Sidoqoftë, gazetarët italianë e kuptuan këtë takim të fshehtë të tyre dhe shkuan para shtëpisë së Ancelottit. I pyetur për ndonjë koment përderisa po futej në shtëpi, Galliani nuk tha asnjë fjalë, përveç se buzëqeshi para kamerave.

Milani është duke tentuar që ta rikthejë Ancelottin te klubi i tij i vjetër, me të cilin ka fituar gjithçka si trajner dhe lojtar.

Italiani ka deklaruar më parë se dëshiron të marrë një vit pushim, mirëpo drejtuesit e Milanit janë duke i bërë presion të madh për ta marrë rolin e trajnerin te Rossonerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat