Partizani U-19 kampion i Shqipërsië

Sporti

Partizani U-19 kampion i Shqipërsië

Më: 26 maj 2015 Në ora: 23:35

Partizani është shpallur Kampion i Shqipërisë për Kategorinë e 19-vjecarëve. Në ndeshjen e fundit të fazës play-off kundër Shkëndijës, skuadra e drejtuar nga Genc Tomorri ka fituar 2-1. Në një 90 minutësh më të mirë për të kuqtë gjithçka është vendosur nga golat e shënuar fillimisht nga Murataj në minutën e 55-të dhe Bardhi në minutën e 77-të. Ndërkohë ndërmjet tyre të rinjte e drejtuar nga Luan Pinari patën mundësitë më të mira për të siguruar titullin kampion.

Fillimisht Teqja barazoi gjithcka në minutën e 68-të në zhvillimet e një goditje nga këndi. Ndërsa dy minuta më vonë Sulmata pati mundësinë ideale për t’i kaluar në epërsi, por gjuatja e tij u ndal nga një pritje decizive e portierit. Mes tensionit gjyqtari Kuka mbylli finalen e te rinjve që riktheu partizanin në elitën e kësaj moshe dhe që për më tepër promovoi disa futbollistë që në të ardhmen mund t’i shërbejnë skuadres së kuqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat