Shqiptarja me kontratë profesionale në Danimarkë

Sporti

Shqiptarja me kontratë profesionale në Danimarkë

Më: 26 maj 2015 Në ora: 18:43

Hendbollistja Leonora Demaj ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën NFH - Nykøbing Falster Håndboldklub, e cila është pjesë e elitës se hendbollit të Danimarkë. Leonora bëhet shqiptarja e parë që paraqitet ne Danimarkë e që është njëra prej ligave më të forta në Evropë Familja e saj janë nga Istogu kurse Leonora Demaj ka lindur në Kopenhag në vitin 1997, është e gjatë 178 cm, luan në pozitën e bekut.

Leonora pa dyshim tani është një nga hendbollistet më të mira shqiptare ajo më skuadrën e saj të re synon qe në 2/3 vitet e ardhshme të fitoj tituj të kampionit në Danimarkë. Demaj disa herë e ka vizituar skuadrën e KH..Istogut në Istog para dy viteve ka qenë edhe ne Kampin e organizuar nga FHK-ja ne Vushtrri, thuhet nga faqja zyrtare e Federatës së Hendbollit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat