Laçi kërkon Kupën e Shqipërisë

Sporti

Laçi kërkon Kupën e Shqipërisë

Më: 26 maj 2015 Në ora: 18:36

Atmosfera në Laç është më elektrizuese se kurrë. Qyteti është ngritur në këmbë i gjithi për të përgatitur në mënyrën më të mirë takimin final të Kupës në futboll, që do të luhet vetëm pas tri ditësh në stadiumin “Qemal Stafa”. Për tifozërinë laçiane, Kukësi në finale ishte kundërshtari i preferuar. Fërkimet që kanë pasur tifozëritë në vitet e fundit duket se ia shtojnë dozën e spektaklit finales. Grupimi “Ultras Divas”, disa ditë më parë ka përfunduar koreografinë për sfidën ndaj Kukësit. Ultrasit laçianë po bëjnë çfarë është e mundur për të dhuruar spektakël mbrëmjen e 29 majit në “Qemal Stafa”.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat