Sevilla shpreson ta mbrojë trofeun në Europa League

Sporti

Sevilla shpreson ta mbrojë trofeun në Europa League

Më: 26 maj 2015 Në ora: 17:34

Skuadra spanjolle, Sevilla, shpreson ta mbrojë trofeun e Europa League. Nesër në orën 20.45 në stadiumin në Varshavë do të zhvillohet finalja në mes ekipit nga Ukraina, Dnipro dhe Sevillës. Një sfidë që pritet të jetë me rivalitet të madh, ani se nga bastet e ndryshme Sevilla vlerësohet favoritë i madh, pasi që për fitore ka koeficientin 1.50 eventualisht 1.60, ndërsa barazimi sillet 4.00 dhe për fitoren e Dnipros 6.50 eventualisht 7.00. Futbollistët e Sevillës që udhëhiqen nga trajneri Unai Emery janë duke luajtur me shumë besim, po tregojnë efikasitet dhe kërkojnë ta mbrojnë trofeun në Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat