Houstoni mban gjallë shpresat

Sporti

Houstoni mban gjallë shpresat

Më: 26 maj 2015 Në ora: 16:58

Ekipi i Houstonit mban ende gjallë shpresat se mund të bën më shumë në finalen e Konferencës së Perëndimit në Ligën NBA në basketboll. Houston shënoi fitore me rezultat të thellë 128:115 kundër Golden State. Golden State lëshoi rastin për të fituar titullin e Perëndimit dhe për t’u kualifikuar në finale, e cila udhëheq në seri të fitoreve me rezultat 3:1. Basketbollisti James Harden ka qenë trim i mbrëmjes, i cili realizoi 45 pikë për Houstonin. Një ndeshje që mund të kishte shkuar më keq për skuadrën nga Kalifornia pasi ylli i ekipit mik, Stephen Curry përplasi kokën në parket gjatë periodës së dytë duke braktisur sfidën por sipas raportimeve, gjendja e tij shëndetësore nuk është shqetësuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat