​Klopp i vendosur të pushoj 6 muaj

Sporti

​Klopp i vendosur të pushoj 6 muaj

Më: 26 maj 2015 Në ora: 16:22

Trajneri gjerman Jurgen Klopp nuk është i interesuar të pranojë ofertën e ndonjë skuadre për të drejtuar prej sezonit të ardhshëm.

Tekniku gjerman po planifikon një pushim gjashtë mujor e më pas për tu rikthyer sërish në krye të një skuadre.

Klopp, i cili largohet nga Borussia Dortmund pas përfundimit të këtij edicioni është përfolur se mund të jetë trajner i real Madridit, por kjo duket se është e pamundur. Për të interesim ka shfaqur edhe Manchester City, kurse Klopp shihet edhe si zëvendësues i Pep Guardiolës në Bayern Munchen.

Ndeshjen e fundit Borussia Dortmund për këtë edicion e zhvillon ndaj Wolfsburgut në finalen e Kupës më 30 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat