Vijona me dy rekorde

Sporti

Vijona me dy rekorde

Nga: K.G. Më: 26 maj 2015 Në ora: 15:24

Atletja e Kosovës, Vijona Kryeziu, edhe njëherë dëshmoi se është atlete e nivelit evropian, e cila në Lokeren të Belgjikës theu rekordin e Kosovës në dy disiplina në 400 metra dhe në 800 metra. Ajo në 400 metra arriti me kohë 54,64 dhe normë evropiane për U-23. Në 800 metra arriti për 2.12.47, që është edhe rekord shtetëror. Astrit Kryeziu arriti të plasohet i dyti në disiplinën 800 m. me kohë 1.48.78 që vendosi rekord kombëtar, thuhet në informatën e Federatës Atletike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat