Koha për t'u larguar!

Sporti

Koha për t'u larguar!

Më: 26 maj 2015 Në ora: 14:55

Futbollisti Morgan Schneiderlin ka dëshirë të jetë në petkun e ndonjë skuadre që luan në garën më prestigjioze evropiane, Champions League. Futbollisti që luan për Southamptonin nuk e ka ndërmend të largohet nga Anglia. “Unë mendoj se kam vendosur tanimë. Edicionin e kaluar kam mësuar shumë. Dua të qëndroj në Angli pasi është një kampionat që e pëlqejë dhe kënaqem. Nëse largohem do ta bëj këtë për një skuadër e cila luan në Champions League. Kam edhe dy vite kontratë këtu, por nëse ndonjë skuadër paguan klauzolën time besoj se është koha për t'u larguar”, ka thënë Schneiderlin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat