Del Bosque: Ky duhet të jetë trajner i Realit!

Sporti

Del Bosque: Ky duhet të jetë trajner i Realit!

Më: 26 maj 2015 Në ora: 14:26

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka mbështetur Rafa Benitezin për trajner të ri të Real Madridit.

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka lavdëruar Rafa Benitezin pas njoftimeve se ky i fundit është favorit për të zëvendësuar Carlo Ancelottin në postin e trajnerit të Real Madridit.

Italiani u shkarkua të hënën dhe pritet të zëvendësohet nga Benitez, i cili do të largohet nga Napoli në fundjavë, pas përfundimit të sezonit në Serie A.

Në ndërkohë, Del Bosque beson se Benitez do të ishte një zgjedhje e mirë për Los Blancos.

“Nuk është vendim i imi. Por, Benitez është një prej trajnerëve më të mirë në botë”, u shpreh Del Bosque gjatë një konference për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat