Marquez, në formë për garën në Itali

Sporti

Marquez, në formë për garën në Itali

Më: 26 maj 2015 Në ora: 14:21

Kampioni në fuqi i MotoGP-së, Marc Marquez, kërkon të jap më të mirën në garat e ardhshme. Ai është i vendosur t’i rikthehet me fitore betejës për titull që mbahet në Mugello. Në Le Mans, ashtu si pilotët e tjerë të Hondas, edhe spanjolli u përball me probleme të papritura, që e detyruan ta përfundojë garën në vendin e katërt, edhe pse u nis nga pole position. “Pas asaj fundjave jemi të motivuar dhe në formë për garën në Itali.

Nga e premtja duhet të punojmë shumë për një konfigurim sa më të mirë të motorit, duke pasur parasysh që Mugello është një cirkuit i komplikuar, si dhe shtëpia e Valentino Rossit. Kam kujtime të bukura nga fitorja ime e parë në 2010-ën në këtë pistë”, tha Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat