Haxhi Krasniqi shkruan për trimat e Kumanovës

Sporti

Haxhi Krasniqi shkruan për trimat e Kumanovës

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2015 Në ora: 12:34

Boksieri i mirënjohur nga Kosova, Haxhi Krasniqi, ndjen dhimbje për djemtë tanë trima të vrarë në Kumanovë nga forcat sllavomaqedonase. “Për djemtë tanë që u vranë në Kumanovë ndjej dhimbje shpirtërore. Ata u flijuan për Atdhe në vitin 2015, pasi kishin triumfuar në 3 luftëra në dekadën e fundit duke i dalë gjithmonë në mbrojtje Tokave Shqiptare.

Gjithashtu shokët e tyre që gjinden në burgje dhe torturohen çdo ditë në mënyrë jonjerëzore e shtojnë pikëllimin tonë. Familjeve të Dëshmorëve dhe të të burgosurve iu shpreh respektin më të madh njerëzor dhe uroj që nga tani të shpërblehen nga Zoti vetëm me të mirat e kësaj Bote”, shkruan Krasniqi në facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat