Zyrtare: Di Matteo largohet nga Schalke

Sporti

Zyrtare: Di Matteo largohet nga Schalke

Më: 26 maj 2015 Në ora: 12:12

Roberto Di Matteo nuk është më trajner i Schalkes, ka bërë të ditur klubi nga Bundesliga.

Roberto Di Matteo ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit në Schalke, ka konfirmuar klubi nga Bundesliga.

Ish menaxheri i Chelseas është tërhequr nga posti, vetëm shtatë muaj pas ardhjes në Gelsenkirchen.

“Di Matteo gjithmonë ka menduar për të mirën e klubit”, deklaroi drejtori sportiv Horst Heldt.

Schalke ishte në pozitën e 11-të kur Di Matteo u emërua trajner në tetor të vitit të kaluar.

Ndërsa, në fund skuadra zuri vendin e gjashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat