Gashi +5 nga Hoarau e Schneuwly!

Sporti

Gashi +5 nga Hoarau e Schneuwly!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2015 Në ora: 11:27

Për sulmuesin shqiptar, Shkëlzen Gashi, do të jetë edicioni i dytë më radhë që do të fitojë ‘Këpucën e Artë’ në Kampionatin e Zvicrës. Ai vitin e kaluar ka qenë shënuesi më i mirë me 19 gola, ndërsa gjatë këtij edicionit ka 22 gola. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë ka pesë gola më shumë se Guillaume Hoarau i Young Boysit dhe Marco Schneuwly i Luzernit. Një javë pa rënë perdja në elitën e futbollit zviceran, Gashi është shumë afër të stoliset me epitetin e shënuesit më të mirë, njëkohësisht me Baselin është edhe kampion i ri i Zvicrës. Gashi tani është +5 gola nga përcjellësit e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat