Castro zyrtarisht në Dortmund

Sporti

Castro zyrtarisht në Dortmund

Më: 26 maj 2015 Në ora: 10:46

Tetë herë kampionët e futbollit gjerman, Borussia Dortmund ka angazhuar futbollistin e talentuar Gonzalo Castro nga rivalët e Bayer Leverkusen.

27-vjeçar ka luajtur pesë herë për ekipin kombëtar gjerman, kurse shënoi 25 gola në 286 ndeshje në Bundesliga. Ai ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me skuadrën e Dortmundit, ku do të qëndroj në këtë klub deri në verën e vitit 2019.

“Jemi të kënaqur që e kemi angazhuar Gonzalo Castro një lojtar me përvojë, i cili mund të luaj në disa pozicione të ndryshme”, tha Michael Zorc, drejtor i Borussia Dortmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat