Modric lavdëron Ancelottin

Sporti

Modric lavdëron Ancelottin

Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:41

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka lavdëruar trajnerin e shkarkuar Carlo Ancelotti duke thënë se luajti më së miri nën drejtimin e tij.

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka thënë se luajti më së miri nën drejtimin e trajnerit të shkarkuar, Carlo Ancelotti.

Ylli kroat ka vetëm lëvdata për italianin i cili u lirua nga detyra e tij të hënën, pas një stinori ku Los Blancos nuk e fituan asnjë titull.

“Krejt çfarë mund të them është se ai është trajner dhe njeri i madh. Kam luajtur më së miri me të”, u shpreh Modric.

“Ai më besoi nga dita e parë. Nganjëherë, edhe pse ju nuk fitoni tituj, nuk do të thotë se nuk jeni të mirë. Sezoni ynë ka qenë shumë i keq nëse shikoni rezultatet, por është kështu: ose fitoni, ose dështoni, nuk ka mes”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat