90 milionë euro për Agueron

Sporti

90 milionë euro për Agueron

Më: 26 maj 2015 Në ora: 08:57

Real Madrid është i gatshëm të paguajë 90 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Sergio Aguero mund të rikthehet në La Ligë.

Ish sulmuesi i Atletico Madridit kërkohet nga rivali i qytetit Real Madrid.

Ylli i Manchester Cityt është futbollisti kryesor i skuadrës angleze, mirëpo Los Blancos do ta sfidojnë gatishmërinë e tij për të qëndruar në Etihad, duke paraqitur ofertë me vlerë prej 90 milionë euro për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” dhe sinjalizon një largim të mundshëm të Gareth Bale, ose Karim Benzema.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat