Liverpooli transferon Salvion për 40 milionë funte?

Sporti

Liverpooli transferon Salvion për 40 milionë funte?

Më: 26 maj 2015 Në ora: 07:08

Liverpooli është duke e përmbyllur marrëveshjen për transferimin e anësorit të Benficas, Eduardo Salvio, raportojnë mediat portugeze.

Sipas gazetës portugeze O’Jogo, presidenti i Benficas dhe agjenti i Salvios kanë udhëtuar në Angli për ta finalizuar marrëveshjen.

Salvio ka një klauzolë të shitjes prej 40 milionë funteve, mirëpo thuhet se Liverpooli do të tentojë të negociojë një çmim më të ulët me Benfican, e cila po përballet me probleme financiare.

Salvio iu bashkua Benficas në vitin 2012 nga Atletico Madridi, ndërsa ka shkëlqyer këtë sezon me 13 gola në të gjitha garat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat