“Yaya Toure qëndron te Man. City”

Sporti

“Yaya Toure qëndron te Man. City”

Më: 25 maj 2015 Në ora: 23:14

Agjenti i Yaya Toure “ngrin” Interin. Klubi zikaltër e ka shpallur mesfushorin nga Bregu i Fildishtë si objektivin numër një të merkatos së verës për ta vënë në qendër të projektit të ringritjes së Interit, por mesfushori që pëlqehet shumë nga Mancini nuk është aq pranë Interit sa ishte folur në ditët e fundit. Mund të jetë edhe një strategji e merkatos por në deklaratën e tij të fundit agjenti i Yaya Toure, Dimitro Seluk bëri të ditur se futbollisti do të qëndrojë te Manceshter City.

Toure pritej të shitej nga Citizens këtë verë, dhe në fillim të muajit ishte vetë Seluk që deklaroi se futbollisti, i cili ka luajtur 29 ndeshje në Premier League për Man City-n, këtë kampionat sipas të gjitha mundësive do të largohej në fund të sezonit. Në deklaratën e tij të fundit agjenti i Toure bën një kthesë me 180 gradë. Ai bëri të ditur se Manchester City e ka informuar atë se Toure është shumë i rëndësishëm për klubin që nuk do të lejojë largimin e tij. Yaya Toure ka edhe dy vjet në kontratën e tij aktuale me Manchester City-n ku merr rreth 300 mijë Paund në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat