“Roland Garros”, Murray e Berdych në raundin e 2-të

Sporti

“Roland Garros”, Murray e Berdych në raundin e 2-të

Më: 25 maj 2015 Në ora: 22:04

Nuk dhuroi asnjë surprizë dita e dytë e Roland Garros me të mëdhenjtë e tenisit Botëror që avancuan të gjithë në raundin e dytë të Grand-Slam-it francez. Numri 3 në klasfikimin botëror ATP britaniku Andy Murray kaloi lehtësisht në 3 sete argjentinasi Facundo Arguello. 28-vjecari skocez lëshoi në total vetëm 7 game duke mbyllur llogaritë me kundërshtarin e tij në 1 orë e 44 minuta lojë 3-0 me sete me shifrat 6-3, 6-3, 6-1. Ashtu si Murray në raundin e dytë të French Open u kualfikua edhe Thomas Berdych. Ceku që është favoriti numër 4 për të triumfuar në Paris e pati thjeshtë një shëtitje sfidën e tij përballë japonezit Nishioka. Berdych pasi fitoi setin e parë 6-0 nuk hasi vështirësi as në dy tjerët duke triumfuar me shifrat 7-5, 6-3.

Një biletë për në raundin e dytë e siguroi dhe francezi Gael Monflis. Ky i fundit fitoi derbin me Roger Vasselin 3-1 me sete me rezultatin 6-2, 6-7, 6-1, 7-5. Në Paris nuk zgjënjyen pritshmëritë e fansave as 2 francezët e tjerë Gilles Simon dhe Beniot Paire që gjithashtu u kualifikuan në fazën tjetër duke mundur respektivisht Pouille dhe Elias. Pjesë e raundit të dytë në Roland Garros do të jenë edhe Fabio Fognini, Simone Bolleli, Juan Monaco dhe Diego Schwartzman që gjithashtu u kualifikuan në fazën tjetër.

Në kategorinë e femrave e nisi me këmbën e mbarë turneun kampionja në fuqi Maria Sharapova. Tenistja ruse kaloi 2-0 me sete me shifrat 6-2, 6-4 estonezen Kanepi në një ndeshje që zgjati 1 orë e 25 minuta. Nuk vuajti për t’u kualifikuar në raundin tjetër as bjellorusia Victoria Azarenka që mundi 2-0 me sete spanjollen Torro-Flor duke lëshuar në total vetëm 3 game. Surprizën e vërtetë të ditës e dhuroi amerikanja Stephens duke eliminuar bashkëkombasen e saj Venus Williams.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat