Ilazi: Evropa kërkon kushte

Sporti

Ilazi: Evropa kërkon kushte

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2015 Në ora: 19:41

Klubet e volejbollit në Kosovë tani kanë një arsye më të fortë që të përforcohen me lojtare cilësore për dallim nga afatet tjera kalimtare. E para, që nga edicioni i ardhshëm kampionët dhe fituesit e Kupës do të marrin pjesë në garat evropiane. KV Drita nga Gjilani, është fitues i Kupës së Kosovës (femrat), do të garojë në garat evropiane përkatësisht në Challenge Cup.

Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se ka qenë një edicion i mirë por jo edhe bash prej më të mirëve. “Sa i përket edicionit 2014/2015 ne nuk mund të themi se ka qenë ndër më të mirët, por ka qenë edhe i suksesshëm, duke u bazuar se ne fituam Kupën e Kosovës për edicionin 2015 dhe gjithashtu jemi në finale me juniore, ku shpresojmë edhe të dalim kampion si dy vitet paraprake.

Ne në fillim të edicionit në fjalë patëm bërë plane që pjesën e parë të garojmë me lojtaret e reja vendore dhe pa përforcime nga jashtë, që lojtaret e reja tonat (të gjitha nën moshën 18-vjeçare) të arrijnë përvojë në lojën e volejbollit, kurse në pjesën e dytë të përforcohemi dhe të fitojmë trofeun e Kupës, të cilën e arritëm dhe të dalim kampione.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat