Pefqeli: Nuk bëjmë dallime!

Sporti

Pefqeli: Nuk bëjmë dallime!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2015 Në ora: 19:38

Hajvalia do ta përfundojë edicionin pa asnjë trofe, por që ia ka prishur planet edhe ndonjë skuadre në luftë për titull të kampionit. Hajvalia ishte ajo skuadër që e largojë Prishtinën jashtë garës për titull, pasi që të dielën që e lamë pas e mposhti me rezultat 2:0, në ndeshjen e javës së 30-të të Raiffeisen Superligës.

Mërgim Pefqeli, futbollist i Hajvalisë, është krenar që i shënoi Prishtinës dhe e ndërprenë serinë negative të rezultateve me këtë kolektiv. Sipas tij, synimet e klubit janë që të luajnë pastër e pa kalkulime deri në fund, por të mbledhin edhe sa më shumë pikë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat