Peja kërkon drejtësi

Sporti

Peja kërkon drejtësi

Më: 25 maj 2015 Në ora: 19:22

Klubi i basketbollit Peja do të kërkojë drejtësi deri në fund, sepse mendojnë se janë përjashtuar padrejtësisht nga Superliga e Kosovës në basketboll (meshkujt). “KB Peja ka shfrytëzuar të drejtën dhe ka paraqitur ankesë sipas afatit ligjor, në adrese të Federatës së Basketbollit te Kosovës lidhur me vendimin e Komisionit Disiplinor të datës 21.05.2015. Ankesa do të bëhet publike pas shqyrtimit në Komisionin e Arbitrazhës në FBK. Për të gjitha vendimet do të iu njoftojmë me kohë! KB Peja ju falënderon për mbështetjen dhe interesimin e shfaqur gjatë këtyre ditëve!”, thuhet nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat