Shkarkohet Hoxha

Sporti

Shkarkohet Hoxha

Më: 25 maj 2015 Në ora: 19:04

Genc Hoxha është shkarkuar nga posti i kryetrajnerit të Vëllaznimit nga Gjakova. Kryesia e klubit të futbollit gjakovarë përmes një komunikate bëri të ditur për shkarkimin e Hoxhës dhe sipas tyre, për shkak të rezultateve jo të kënaqshme.

“Rezultatet që klubi i ka arritur gjatë këtij stinori pranveror kanë qenë dukshëm nën nivelin e pritur. Nga 6 ndeshjet e deritashme të zhvilluara në Gjakovë është fituar vetëm një (me Ferizajn) ndërsa në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në Gjakovë është fituar vetëm nga 1 pikë në duel me rivalin e drejtpërdrejtë në luftë për ekzistencë, Dritën dhe madje me Trepçën që ka kohë që është çregjistruar dhe që gjatë 14 ndeshjeve të deritashme pranverore e ka fituar vetëm një pikë dhe atë mu në Gjakovë! Këto rezultate të pakënaqshme e kanë sjellë klubin tonë në situatë që tash e ka mjaft të vështirë t’i shmanget barazhit në ç’mënyrë seriozisht rrezikohet ekzistenca në shoqërinë elite.
– Në këto dështime të deritashme, veçmas gjatë stinorit pranveror, përgjegjësia e shtabit teknik është vlerësua si vendimtare. Si duket duke e pasur parasysh mu këtë, kryetrajneri i klubit mundohet ta mbulon dështimin e vetë duke përhapur akuza të paqena dhe fakte jo të vërteta,. Ky konstatim mbështetët në këto fakte:

1. Nuk janë të vërteta vlerat e borxhit që përmendën aty, pasi borxh real janë vetëm të ardhurat e muajit prill 2015 që ende nuk janë paguar e për të cilat Kryesia po bënë angazhime që t’i siguroi dhe t’i paguaj. Të gjitha të ardhurat e tjera, deri edhe për muajin Mars janë paguar dhe për këtë ekzistojnë dëshmitë.
2. Në mbledhjen paraprake të Kryesisë të mbajtur më 18 Maj 2015, ku ka qenë prezent edhe kryetrajneri dhe zv.kapiteni i skuadrës, janë bërë të ditura angazhimet e Kryesisë për sigurimin e mjeteve për pagesën e të ardhurave të Prillit, dhe kryetrajneri dhe zv.kapiteni janë pajtuar që të vazhdojnë aktivitetin. Çka ndodhi në ndërkohë, ata e dinë më së miri?

3. Në ndeshjen e të dielës në Vushtrri kanë qenë prezent 4 anëtarë të Kryesisë së Klubit dhe sekretari i Klubit që ka qenë përfaqësues zyrtar i Klubit, e jo siç thuhet në shkrim 2-3! Kuptohet se nuk iu kemi urua për barazimin në Vushtrri, sepse nuk e kemi konsideruar sukses, pasi ai rezultat, edhe ata të mëparshmit, na ka sjellë në situatë që e kemi tejet të vështirë t’i shmangemi barazhit që është larg pretendimeve tona dhe premtimeve që i ka dhënë shefi i shtabit teknik kur e ka marrë detyrën. A mund të konsiderohet ky sukses?! Kur jemi te ndeshja në Vushtrri, shfrytëzojmë rastin tu falënderohemi publikisht vushtrriasve për mikëpritje, e posaçërisht sekretarit të Klubit Mentor Jasharit.

4. Edhe më e rëndë se rezultatet jo të mira, ka qenë sjellja e shefit të shtabit teknik që ka qenë skandaloze. Duke krijuar grupacione, me konflikte të vazhdueshme të anëtarët e Kryesisë, me anëtarët e shtabit teknik, bile edhe me punëtorët e Klubit, me shantazhe, kushtëzime dhe ultimatume të llojllojshme, ka krijuar një atmosferë thuajse të padurueshme në Klub që është reflektua edhe në rezultatet e arritura. Kulmi ka arritur me ultimatumin e fundit “Nëse në ndeshjen me Trepça’89 shihen anëtarët e Kryesisë së Klubit, ne do ta tërheqim ekipin nga terreni”! Është një ultimatum i pa presedan, i pashënuar ndonjë herë në sport jo vetëm në Gjakovë e në Kosovë por edhe më gjerë. Kjo është dëshmia më e mirë se ata që lëshojnë këso ultimatumesh nuk e kanë në plan të parë suksesin e Klubit, por interesat personale, kush e di çfare?! Si duket, autorët e këtij ultimatumi të pashembullt, përkatësisht shefi i shtabit teknik, nuk e ka të qartë se kryesinë nuk e ka zgjedhur ai, por Kryesia e ka zgjedhur atë.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto, dhe duke e vlerësua se përgjegjësinë më të madhe për të gjithë këtë e bart shtabi teknik, Kryesia e KF”Vëllaznimi” ka vendosur që të shkarkoi nga detyra komplet shtabin teknik, ndërsa ndaj disa lojtarëve që kanë qenë bartës të krijimit të kësaj atmosfere destruktive është hap procedura disiplinore.
Në ndërkohë Kryesia e K.F.”Vëllaznimi” është duke analizuar të gjitha mundësitë se kush do ta udhëheq skuadrën në tri xhirot e mbetura të këtij kampionati. Njoftohen të gjithë futbollistët që janë të interesuar të bartin fanelën e K.F.”Vëllaznimi” edhe më tej, që takimi me futbollist është të martën (26.05.2015) në ora 10,30 në lokalet e stadiumit të qytetit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat