Sadiku vendimtar për fitoren e Zurich-ut

Sporti

Sadiku vendimtar për fitoren e Zurich-ut

Nga: K.Goca Më: 25 maj 2015 Në ora: 18:18

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, ka qenë vendimtar për fitoren e Zurich-ut, e cila si mysafir i shkaktoi humbje me rezultat 1:0 Luzernit. Kjo ndeshje ishte edhe si derbi i javës së 35-të të elitës së futbollit zviceran, ndërsa Zurich përforcoi vendin e katërt në klasifikim me gjithsej 50 pikë të mbledhura, duke lënë Luzernin në vend të shtatë me 44 pikë. Sadiku në minutën e 50-të shënoi golin e triumfit të madh, kurse luajti deri në minutën e 77-të, ndërsa Burim Kukeli e Berat Gjimshiti ishin titullarë dhe treguan lojë të mirë për Zurich-un. Për Luzernin u paraqit Jahmir Hyka në minutën e 60-të, por mbeten të zhgënjyer nga humbja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat