Tarashaj ballëlart, Aliji e Kryeziu kokulur

Sporti

Tarashaj ballëlart, Aliji e Kryeziu kokulur

Nga: K.G. Më: 25 maj 2015 Në ora: 18:07

Grasshoppers rrëmbeu tri pikë të vlefshme në udhëtim në ballafaqim me Vaduzin. Futbollisti shqiptar, Shani Tarashaj, është paraqitur nga minuta e parë, duke ndihmuar shokë drejt fitores me rezultatn 1:0 në përballje me Vaduzin. Caio në minutën e 70-të realizoi golin e fitores, ndërsa Tarashaj është zëvendësuar në atë të 84-tën.

Hekuran Kryeziu u Naser Aliji u paraqitën standardë për Vaduzin, por e lëshuan fushën kokulur. Aliji u zëvendësua në minutën e 87-të, kurse Tarashaj është ballëlart për tri pikë. Grasshoppers mban vendin e tetë me 43 pikë ose 12 më shumë se Vaduz i nënti, kjo e fundit në barazh duhet të luftojë për të siguruar mbetjen në ligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat